Globi

Apple duhet të paguajë 13 miliardë euro taksa BE-së

Shkruar nga Liberale

Apple duhet të paguajë 13 miliardë euro taksa BE-së

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ). mbështeti të martën një vendim të Komisionit Europian që Apple duhet të paguajë 13 miliardë euro taksa të prapambetura duke anuluar kështu një vendim të mëparshëm në favor të Apple.

Në vitin 2016, Komisioni Europian urdhëroi pagesën e taksave prej shumë miliardë eurosh, duke argumentuar se ”kompania amerikane kishte paguar më pak taksat e duhura në bllok pas një marrëveshjeje të dyshuar me anëtaren e BE-së, Irlandën”, shkruan BBC. 

Apple paraqiti një ankesë të suksesshme në gjykatën e përgjithshme të BE-së duke argumentuar se “komisioni nuk kishte arritur të provonte se marrëveshja e kontestuar e taksave përbënte ndihmë të ndaluar shtetërore”.

Gjykata e përgjithshme mbajti anën e Apple, duke e shtyrë komisionin t’i kërkonte Gjykatës Europiane të Drejtësisë (GJED) të merrte një vendim përfundimtar për këtë çështje.

GJED vendosi të martën se “komisioni kishte të drejtë” dhe se “Irlanda i dha Apple ndihmë të paligjshme, të cilën Irlandës i kërkohet ta rikuperojë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH