Globi

1 mijë euro bonus për të gjithë të papunët që largohen nga skema e ndihmës sociale, në Gjermani

Shkruar nga Liberale

1 mijë euro bonus për të gjithë të papunët që

Qeveria e kancelarit Olaf Scholz ka vendosur të ofrojë një bonus prej 1000 eurosh për të papunët afatgjatë. Mediat gjermane thonë se nëse dikush që ka qenë i papunë për një kohë të gjatë siguron punë të re dhe e mban atë për të paktën 12 muaj, ai do të përfitojë 1000 euro. Qëllimi është që ata të heqin dorë nga ndihma sociale dhe të kenë një marrëdhënie të rregullt me punën.

Por sipas Deutche Welle kjo politikë e prezantuar është kundërshtuar nga opozita.

“Bonusi 1000 euro është tallje e hapur për ata që prej vitesh bëjnë punën e tyre. Qeveria e koalicionit rrezikon paqen sociale dhe i hedh edhe më shumë benzinë zjarrit”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i partisë gjermane CSU-së, Martin Huber për gazetën “Bild”.

Kritika vijnë edhe nga partitë në pushtet. Anëtari i Bundestagut dhe ish-zyrtari i sindikatës Frank Bsirske tha për median gjermane “Bild” se bonusi nuk është i nevojshëm.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH