Një 25 vjeçare ka tërhequr vëmendje me gjestin e saj të turpshëm para kishës.
Sipas medieve të huaja, Aurora Panci e veshur me minifund jashtë një kishe ka hequr tangat e saj dhe i ka varur në një parmakë afër kishës.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale ajo shkruan: "Do t’i rrëfej mëkatet e mia".
Influencerja mori ankesën nga famullitari i kishës, ku akuzohet për akte të turpshme dhe përbuzje të fesë.
Megjithatë 25-vjeçarja nuk është penduar duke thënë se gjesti ishte një "provokim artistik".
“U thirra nga policia, u denoncova për shkelje ndaj një rrëfimi fetar, akte të turpshme dhe për publikime e shfaqje të turpshme. Tashmë jam konsultuar me avokatët e mi për të kuptuar se si të veprohet. tani.
Mendoj se u ktheva 50 vjet mbrapa. Nuk mendoj se ofendova njeri: në atë moment luaja një nga personazhet e mi dhe nuk ka asnjë skene apo foto nudo, nuk hyra ne kishe dhe as u ngjita tek oborri i kishes. Sapo kam ecur ne një vend publik. Mes tjerash jam katolike ,qe e vogël kam shkuar gjithmonë ne kishe dhe ëndërroj te martohem një dite ne kishe.
Imja ishte thjesht një provokim artistik sigurisht. Nuk e konsideroj veten Botticelli, por për mua ishte një performancë, një situatë erotiko-ironike që është pjesë e karakterit tim”.- tha Aurora Panci.