Një sulm me bombë në Kolumbi plagosi 17 persona të hënën në jugperëndim të vendit, duke përfshirë tre fëmijë dhe dy oficerë policie thanë autoritetet mes shqetësimeve në rritje për fatin e procesit të brishtë të paqes.
“Një pajisje shpërthyese, ndoshta një bombë e vendosur në një motoçikletë, shpërtheu disa metra larg një stacioni policie në qytetin e Morales” tha Octavio Guzmán, prefekti i shtetit Kauca, përmes X.
Një vajzë shtatë vjeçare u dërgua në spital me lëndime të rënda dhe dy oficerë policie u desh të trajtoheshin.
Kolumbia po përpiqet të kthejë faqen e luftës së saj civile gjashtë dekadash, duke përfshirë lëvizjet e armatosura të krahut të majtë, paraushtarakët e ekstremit të djathtë kartelet e drogës dhe forcat qeveritare të sigurisë.