Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në “ABC e Mëngjesit” ka treguar se, më herët ka marrë një ofertë nga miku i tij, Ben Blushi për të punuar në Top Channel, por që e refuzoi.
“Ka qenë një ide e imja që të lëvizja në Top Channel, që lidhej me drejtimin e Top Channel nga një prej miqve të mi të fëmijërisë dhe të shkollës që ishte Blushi. Por që nuk kam ndërmend të ndryshojë dhe nuk besoj që të ndryshojë më. Besoj që e kam lidhur karrierën time me Klanin tani. Unë nuk jam njeri që kam lëvizur shumë, gjithë karrierën time kam ndërruar dy vende pune. Kam gjithmonë bindjen, që njeriu investohet në një vend dhe sa më shumë të qëndroje në një vend aq më shumë e krijon raportin”, ka thënë Fevziu.
Përveç kësaj, ai në emision foli edhe për jetën personale, por edhe për udhëtimet.