Aktualitet

Basha: Milot-Balldren, afera e parë korruptive që do të anulojë PD

Shkruar nga Liberale
Basha: Milot-Balldren, afera e parë korruptive që do të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga takimi i tij në Lezhë me fermerët e kësaj zone u shpreh se duhet bërë anullimi i të gjitha aferave korruptive duke nisur nga rruga Milot-Balldren.

Basha akuzoi qeverinë, ndërsa tha se sektori i bujqësisë është braktisur pasi nuk ka fonde për ta mbështetur atë.

“Paratë që duhet të vijnë për të mbështetur fermerët shkojnë në drejtim tjetër. Me afera të tilla si Milot-Balldreni, 300 milionë për 17 km, nuk ka për të pasur para për fermerët as vitin tjetër, as pas 10 vjetësh.

Anullimi i të gjithë aferave korruptive, që nuk meritojnë të quhen koncesione dhe PPP, se janë afera të pastra hajdutërie duke nisur me Milot – Balldrenin, që është afera e të gjitha aferave për nga përmasat e vjedhjes: 17 km, 300 milionë euro. E para që do të anullohet, por jo e fundit.

Nga e para tek e fundit, të gjitha do të anulohen nëse kanë marrë para nga Buxheti i Shtetit; këto para do të gjurmohen dhe t’i kthehen Buxhetit të Shtetit, pra do t’i kthehen qytetarëve.

Pa luftuar, pa shënjestruar korrupsionin që e ka degdisur vendin të tretin në botë për korrupsion, nuk kemi mundësi ne të mbështesim as pensionistët, as studentët, as fermerët", tha Basha. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH