Aktualitet

Atentati ndaj prokurorit, policia shoqëron 10 persona

Shkruar nga Liberale
Atentati ndaj prokurorit, policia shoqëron 10 persona

10 persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me atentatin e bërë sot ndaj prokurorit Arjan Ndoj tek “Mbikalimi i Shkozetit”në Durrës. Në këtë atentat mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë, Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi dhe Andi Maloku.

Ndërkohë, mësohet se të shoqëruarit nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen.

Deri më tani, policia nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen, përveç informacionit paraprak që u dha pak minuta pasi ndodhi ngjarja.

Ndërkohë, në rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujën, në rrugën për Ishëm, u gjend e braktisur makina e autorëve që qëlluan mbi makinën e prokurorit, duke lënë të plagosur tre persona.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH