Showbiz

Artisti i njohur shqiptar tregon shumën më të lartë që ka marrë në dasmë dhe në koncert

Shkruar nga Liberale
Artisti i njohur shqiptar tregon shumën më të lartë që

Këngëtari i njohur, Erik Lloshi na ka zbuluar me shifra sesa fiton. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E Diell”, ai është bërë pjesë e lojërave të ndryshme.

Gjatë një loje Eriku u pyet për shumën më të madhe që ka marrë në një dasmë dhe në një koncert. Ai nuk ngurroi që të përgjigjej dhe tha se në një dasmë ka marrë ‘4800 euro’.

Ndërkohë kur erdhi te pjesa e koncertit, ai kujtoi shumën e parë më të madhe që ka marrë 10 vjet më parë. Artisti tregon se,10 vite më parë ai ka marrë 2500 euro, duke mos treguar se sa fiton në koncertet që realizon tani.

Ndërsa sot, shifrat që fitojnë artistët në koncerte, e kalojnë shiftën e 5 mijë eurove.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH