Aktualitet

Arrestohet ish-drejtori dhe ish-drejtoresha e Hipotekës në Durrës

Shkruar nga Liberale
Arrestohet ish-drejtori dhe ish-drejtoresha e Hipotekës në Durrës

Në një deklaratë për mediat Policia e Durrësit sqaroi se mëngjesin e sotëm është arrestuar ish-drejtori i Hipotekës në këtë qytet, me inicialet A.I si dhe ish-drejtoresha e Hipotekës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

"A. I., 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

E. N., 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”", thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia njoftoi se janë 18 ish-punonjës të arrestuar nga policia të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre.

Gjithashtu, u ekzekutuan vendimet e lëshuara nga gjykata për “Detyrim paraqitjeje” për 6 persona të tjerë, ndërsa tre u shpallën në kërkim. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH