Aktualitet

Ndalohet në Kukës Ballist Morina

Shkruar nga Liberale
Ndalohet në Kukës Ballist Morina

Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina është ndaluar teksa po hynte nga Kosova në Kukës.

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës”, njofton policia e Kukësit.

Sipas saj, Morina u ndalua, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar, person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

“Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve””, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Ballist Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH