E ftuar në “Natë me Aulonën”, këngëtarja Anxhela Peristeri u shpreh se, dëshiron të përfaqësojë Greqinë në Eurovision.
"Do përfaqësoja vetëm Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestuar nga një kompozitor grek, nuk ka patur bisedime. Por do më pëlqente", tha Anxhela.
Sa i përket përfaqësimit të Shqipërisë këtë vit, artistja tha se, Ronela Hajati ishte pjesëmarrësja më e mirë dhe e vetmja që meritonte të na përfaqësonte.