Showbiz

Anglia ndalon injeksionet e botoksit për personat nën 18 vjeç

Shkruar nga Liberale
Anglia ndalon injeksionet e botoksit për personat nën 18 vjeç

Anglia ka ndaluar injeksionet e botoksit dhe fryrjes së buzëve për personat nën 18 vjeç. Një ligj i i ri, i cili ka hyrë në fuqi nga e premtja, synon të mbrojë të rinjtë nga dëmtimet, pas vitesh përpjekjesh për të rregulluar industrinë e bukurisë jo kirurgjikale.

Ky vendim vjen pasi vitin e kaluar në Angli u kryen 41 000 procedura botoksi në moshat nën 18 vjeç, sipas vlerësimeve të qeverisë.

Nga analiza e Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, rezulton se ka pasur deri në 29 mijë e 300 procedura mbushëse dermale për personat nën 18 vjeç, në 2017.

Para se legjislacioni i ri të hynte në fuqi në Angli, personat nën 18 vjeç mund të kryenin procedura të stilit botox dhe mbushës të lëkurës pa kontroll për moshën e tyre.

Në të ardhmen priten përditësimet mbi legjislacionin e ri në Uells dhe Skoci, ndërsa Irlanda Veriore nuk ka plane aktuale për të bërë ndonjë ndryshim.

Fushatat po u bëjnë thirrje vendeve të tjera që të veprojnë shpejt për të parandaluar të rinjtë në Angli që të udhëtojnë përtej kufijve për trajtime.

 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH