Globi

Ambasadori rus: Do ta njohim Kosovën, nëse e njeh Serbia

Shkruar nga Liberale
Ambasadori rus: Do ta njohim Kosovën, nëse e njeh Serbia

Mikhail Afanasiev, ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri tha në një intervistë për Euronews Albania, se Rusia i kishte bërë të qarta qëndrimet e saj për njohjen e Kosovës dhe arsyetoi se çështja duhet të zgjidhet përmes negociatave mes dy vendeve. Ai u shpreh, se do të mbështet cdo vendim kompromisi, i pranuseshëm për Kosovën dhe i dalë nga negociatat Kosovë-Serbi.

"Qëndrimi i vendit tonë për çështjen e Kosovës është i njohur mirë. Çfarëdo që të thotë ndokush, rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbetet elementi aktual i së drejtës ndërkombëtare, i cili duhet të udhëzojë vendet anëtare të OKB-së në këtë çështje. Është e çuditshme në këtë sfond të dëgjosh thirrje ndaj Rusisë për të njohur “pavarësinë” e Kosovës. Ndoshta, kjo thirrje duhet t’u drejtohet disa shteteve të BE-së, anëtarësimi në të cilin është prioriteti kryesor i Shqipërisë? Kjo do të ishte më logjike.

Për sa i përket mundësisë së njohjes së pavarësisë së krahinës nga Rusia, Moska e ka thënë vazhdimisht: ne do të mbështesim çdo vendim kompromisi reciprokisht të pranueshëm për statusin e Kosovës, i arritur si rezultat i negociatave të drejtpërdrejta midis Beogradit dhe Prishtinës", tha Afanasiev.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH