Globi

Ambasadori i Trump në Gjermani: SHBA gaboi që sulmoi Serbinë në 1999

Shkruar nga Liberale
Ambasadori i Trump në Gjermani: SHBA gaboi që sulmoi Serbinë

Në një intervistë në radio, në 2019, koloneli në pension Douglas Macgregor, i cili është propozuar nga Trupm për ambasador në Gjermani, kritikoi ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë në vitin 1999.

“Ndërhymë kundër serbëve ortodoksë, serbëve të krishterë ortodoksë në Kosovë dhe vumë një mafie myslimane të drogës në krye të vendit dhe e quajtëm sukses për demokracinë”, tha ai gjatë intervistës. “Këta njerëz nuk kanë qenë kurrë miqtë tanë. Janë armiq të pashërueshëm. E kam fjalën për islamistët sunitë”.

Deklaratat e tij në favor të Serbisë janë edhe më shokuese kur kujton se si ushtarak ai ka marrë pjesë në përgatitjen e fushatës bombarduese të NATO-s në atë kohë. Mirëpo, pikëpamjet e tij kanë filluar të ndryshojnë kur filloi të intervistohej regullisht nga “Rusia Sot” (RT/Russia Today) kanali propagandistik i Kremlinit.

CNN ka zbuluar një seri deklaratash kenofobiste dhe raciste që ish-koloneli ka filluar të bëjë publikisht që kur mbajti anën e Rusisë në konfliktin e Ukrainës.

Departamenti i Shtetit që zakonisht është përgjegjës për ambasadorët, nuk komentoi për emërimin e ri dhe i ka thënë CNN-it që të komunikojë drejtpërdrejt me Shtëpinë e Bardhë.

Nëse emërimi i tij miratohet nga Senati Amerikan ai do të shënojë një pikë tjetër ulët në marrëdhëniet amerikano-gjermane që janë përkeqësuar gjatë mandatit të Presidentit

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha për CNN me email se Mcgregor ishte mëse i kualifikuar për punën e ambasadorit duke cituar njohjen e historisë dhe gjuhës gjermane të mësuar nga koha kur ka shërbyer në Gjermanin Perëndimore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH