Globi

Alarmuese! Gjenden dhjetëra breshka deti të goditura me thikë pranë ishullit japonez

Shkruar nga Liberale
Alarmuese! Gjenden dhjetëra breshka deti të goditura me thikë

Dhjetëra breshka deti janë gjetur të ngordhura pranë ishullit japonez Kumejima. Sipas BBC, ishin vendasit ata të cilët gjetën trupat e breshkave të goditura me thikë të nxjerra në breg nga uji.

Pasi mësuan lajmin, biologët dhe punëtorët nga “Muzeu i Breshkave të Detit” të ishullit kanë shkuar menjëherë në plazh, por shumica ishin të ngordhura. Disa prej tyre kishin plagë në qafë, nga goditja me thikë.

”Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë, është jashtëzakonisht e vështirë për ta përpunuar këtë”, është shprehur një punonjës i muzeut.

Fotografitë e breshkave të ngordhura u publikuan nga muzeu. /K.A-Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH