Aktualitet

AKU gjobit dhe bllokon PMB te paregjistruara në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shkruar nga Liberale
AKU gjobit dhe bllokon PMB te paregjistruara në Fier, Elbasan dhe

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me një program të posaçëm pune po monitoron në mënyrë të dedikuar subjektet tregtuese të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (pesticide, fungicide, etj.) dhe ka proceduar me masa administrative 10 farmaci bujqësore dhe 6 raste janë referuar në organet e Prokurorisë.

Në qarkun e Fierit nga monitorimi i subjekteve të tregtimit të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) në 5 prej tyre, konkretisht në subjektet me iniciale “M.M.”, ”A.B.”, “B.-M.”, “ N. T. N.”, “M.V” u konstatua tregtimi i PMB-ve të paregjistruara në vendin tonë, me etiketë të pamiratuar dhe pa përkthim në gjuhën shqipe, si dhe riambalazhim të PMB-ve në kundërshtim me kërkesat ligjore. Për shkeljet e evidentuara ndaj subjekteve u vendosën masa administrative “Gjobë” me vlerë 1’900’000 lekë si dhe u bllokuan sasi prej 16.085 kg dhe 6.37 a l PMB me destinacion final asgjësimin e tyre.

Nga monitorimi i subjekteve me aktivitet tregtimin e Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) në Qarkun e Tiranës në 3 prej tyre, konkretisht në subjektet me iniciale “L.C.”, “K.”, “SH.” u konstatua tregtimi i PMB-ve të paregjistruara në vendin tonë, me etiketë të pamiratuar dhe pa përkthim në gjuhën shqipe, si dhe riambalazhim të PMB-ve në kundërshtim me kërkesat ligjore. Për shkeljet e evidentuara ndaj subjekteve u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 500’000 lekë, si dhe u bllokua sasia prej 6.57 l dhe 11.420 kg PMB me destinacion final asgjësimin e tyre.

Nga monitorimi i subjekteve me aktivitet tregtimin e Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) në Qarkun e Elbasanit në 2 prej tyre, konkretisht në subjektet me iniciale “L.R.” dhe “V.S.” u konstatua tregtimi i PMB-ve të paregjistruara në vendin tonë, me etiketë të pamiratuar dhe pa përkthim në gjuhën shqipe, si dhe riambalazhim të PMB-ve në kundërshtim me kërkesat ligjore. Për shkeljet e evidentuara ndaj subjekteve u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 300’000 lekë, si dhe u bllokua sasia prej 2.8 kg PMB me destinacion final asgjësimin e tyre.

Nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Krimin Ekonomik dhe Financiar janë referuar 6 raste pranë Prokurorive të rretheve Tiranë dhe Fier për veprime të mëtejshme. Vlerësohet se nga bllokimi i produkteve sa më lart është penguar spërkatja me produkte të palejuara për t’u tregtuar e përdorur në vendin tonë të dhjetëra hektarëve sipërfaqesh të mbjella.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH