Aktualitet

Aksion për kapjen e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim babai i tij

Shkruar nga Liberale
Aksion për kapjen e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim

Një aksion për kapjen e Florenc Çapjas , ka rezultuar me zbulimin e një makine të vjedhur, 2 targave të vjedhura, municione luftarake si dhe një kapele policie në një servis.

Sipas policisë është zhvilluar një aksion në lagjen Emin Matraxhiu, në servisin në pronësi të shtetasit Fejzullah Çapja, 64 vjeç, me qëllim kapjen e personit të kërkuar Florenc  Çapja. (djali i 64-vjeçarit).

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e babait të shtetasit të kërkuar Florenc Çapja, u gjetën një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019.

Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.

Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit Fejzullah Çapja, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH