Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Gjermani, ku kanë humbur jetën dy persona dhe një person ka mbetur i plagosur.
Një kamion me materiale të rrezikshme u përplas me tre kamionë të tjerë dhe më pas kamioni i pestë u përplas me katër të tjerët.
Nuk dihet se çfarë lloj materialesh po transportonte ky i fundit, por autoritetet thanë se u lëshuan substanca toksike, raportojnë mediat e huaja.
U raportuan disa shpërthime dhe banorëve aty pranë iu kërkua të qëndronin në shtëpi me dritaret e mbyllura për të shmangur ekspozimin ndaj tymit.