Aktualitet

A ka lidhje me Shqipërinë Anthony Albanese, kryeministri i ardhshëm i Australisë?

Shkruar nga Liberale
A ka lidhje me Shqipërinë Anthony Albanese, kryeministri i

Anthony Albanese mund të jetë kryeministër i ardhshëm Australisë.

Mirëpo këtë mbiemër Anthony e ka trashëguar nga babi i tij, Carlo Albanese, që me prejardhje është nga Barletta e Italisë. Barletta gjendet në krahinën e Apulias, në juglindje të Italisë.

Vetë Anthony Albanese nuk ka folur për prejardhjen e babait të tij, por ai mund të mbajë një mbiemër arbëreshë, pasi "Albanese", në shqip do të thotë shqiptar.

Albanese është një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, i cili ka kërkuar që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”.

Ai ka fituar një reputacion si një mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, po ashtu njihet si avokat i komunitetit LGBT, si republikan dhe si një tifoz i apasionuar i ligës së regbit.

59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti. Anthony Albanese do të jetë kryeministri i parë i Australisë që nuk ka prejardhje anglo-kelte. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH