Showbiz

A e ka uruar Kiarën për shtatzëninë? Efi flet për herë të parë: Nëse do e mar vesh se…

Shkruar nga Liberale
A e ka uruar Kiarën për shtatzëninë? Efi flet për

Prej disa javësh po përflitet se moderatorja e njohur, Kiara Tito, është në pritje të ëmbël. Madje thuhet se ajo dhe Luiz Ejlli kanë bërë edhe një festë, ku kanë zbuluar gjininë e bebit.

Pikërisht për këtë është pyetur dje Efi Dhedhes teksa ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.

Në një moment, Donald Veshaj e ka pyetur ish-banoren e “Big Brother VIP 2” nëse e ka uruar Kiarën për shtatzëninë. Efi u shpreh se nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por nëse do ishte e vërtetë do t’a uronte me gjithë zemër.

Pjesë nga intervista:

Donaldi: Kiarën e urove për shtatzëninë? A ishte e ftuar te kjo baby gender, ça ishte, që bënë ata?

Efi: S’më patë ju, isha diku e fshehur aty nga prapa

Donaldi: Atë festë nuk e ka parë askush, veç lajmet nëpër portale kështu

Efi: Unë nuk e di nëse është e vërtetë. Nëse do e mar vesh se është e vërtetë, do e uroj me gjithë zemër. Është një gjë shumë e bukur, më bëhet shumë qejfi për ta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH