Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku një grua 63 vjeçe ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga pema e Krishtlindjes, që u rrëzua dhe që ishte 20 metra e lartë.
Sipas medieve të huaja, në këtë incident mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë, të cilët u dërguan menjëherë në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një panair Krishtlindjesh në një qytet rreth 50 kilometra larg Brukselit. Në rrjetet sociale u publikuan pamje që tregojnë rrëzimin e pemës së Krishtlindjes, e cila bie mbi njerëzit.
Pema e Krishtlindjes u rrëzua pasi qyteti u përfshi nga një erë e fortë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse pema ishte siguruar tamam.