Globi

Kandidati i Vuçiç: Jemi para nisjes së një lufte civile dhe nuk duhet ta lejojmë

Shkruar nga Liberale
Kandidati i Vuçiç: Jemi para nisjes së një lufte civile

Protestat e opozitës kundër parregullsive të zgjedhjeve në Serbi kanë sjellë reagime të forta nga ana e fituesve të zgjedhjeve. Mbështetës të partisë së Aleksandar Vuçiç kërkojnë që forcat e rendit të mos lejojnë tensionimin e situatës dhe që opozita të mos dalë më në rrugë.

Një nga kandidatët e koalicionit të Vuçiç ka akuzuar opozitën se ka një skenar për luftë civile në vend. Aleksandar Sapiç, kryetar i listës së Vuçiç për bashkinë e Beogradit dhe ish-kryebashkiak i kryeqytetit, e ka krahasuar situatën në kryeqytetin serb me protestat në Ukrainë në sheshin Maidan në vitin 2013. Sipas tij, po tentohet që të krijohet një revolucion që do të ketë pasoja për serbët.

“Në Beograd po krijohet një atmosferë si ajo e sheshi Maidan. Ajo që po bënë opozita është preludi i një lufte civile. Po u kërkoj atyre të mos ja bëjnë këtë gjë kombit. Jemi para nisjes së një lufte civile dhe nuk duhet ta lejojmë”, deklaroi Sapiç

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH