Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si FIFI, ka kujtuar momentin më të vështirë në eksperiencën e saj në Big Brother Vip.
Ajo ka shpërthyer në lot teksa ka kujtuar momenti kur i ka rënë të fikët gjatë primet dhe se është ndjerë keq që është bërë virale dhe njerëzit kanë bërë parodi me atë moment.
E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, këngëtarja tregoi se në momentin që iu tha se i kishte ikur vëmendja dhe po kapej me njerëzit se nuk kishte vëmendje ,kishte menduar që nejrëzit jashtë po e prisnin ta ekzekutonin.
"Të ka humbur vëmendja dhe po mundohesh të kapesh me njerëzit e tjerë se nuk ke vëmendje!’ Aty mendova se kam humbur familjen, se kam humbur shoqërinë, se njerëzit nuk më duan dhe më ka ikur karriera për lesh… Mendoja se njerëzit po më prisnin jashtë të më ekzekutonin” thekson Fifi.
“Mbaj mend që kam thënë ‘dua të dal’ dhe nuk mbaj mend asgjë tjetër… Top Channel ka qenë në dijeni për këtë gjë timen. Unë sa herë acarohem dhe nuk mbaj më, më këputet filmi. Ia kam thënë psikologes që e kam këtë gjë, ‘ju lutem më ruani, mos të më shkaktohen nerva të forta se nuk e përballoj dot’. Që të mos më këputet filmi, unë filloj bërtas…”, ka treguar Fifi.