Themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg është personi i tretë më i pasur në botë, me një pasuri më shumë se 100 miliardë dollarë.
Sipas Indeksit “Bloomberg Billionaires”, Zuckerberg mund të festojë rezultatin e shkëlyeshëm.
Në grup bëjnë pjesë edhe Bill Gates (themeluesi i Microsoft) dhe Jeff Bezos (kreu i Amazon). Ky i fundit qëndron në krye të renditjes.