Showbiz

Vuani nga paranojat, ja çfarë thonë shenjat e zodiakut

Shkruar nga Liberale
Vuani nga paranojat, ja çfarë thonë shenjat e zodiakut

Bota mund të jetë goxha e frikshme, por cili është momenti kur ankthi kthehet në paranojë? Të jetosh me çrregullime paranojash personaliteti (PPD) e bën shumë stresuese ekzistencën e përditshme.

Dyshimi dhe mosbesimi ndaj të tjerëve janë dy nga simptomat kryesore të njerëzve që vuajnë nga paranojat, po cilat janë 7 shenjat që tregojnë se mund të vuani prej këtij çrregullimi?

1.Pa u bazuar askund, besojnë se të tjerët duan t’i bëjnë keq, t’i lëndojnë apo t’i ulin.

2.Kanë një lloj shqetësimi të vazhdueshëm sepse dyshojnë tek besnikëria dhe vërtetësia e miqve të tyre pa pasur asnjë fakt konkret që të jetë bërë shkak.

3.Ata hezitojnë të ndajnë biseda të tyre me të tjerët pasi i frikësohen faktit se nëse e bëjnë kjo do të përdoret kundër tyre një moment tjetër.

4.Ata nuk i lejojnë vetes t’i vlerësojnë njerëzit pozitivisht sepse në mënyrë të vazhdueshme mendojnë se ata përballë tyre kanë qëllim poshtërues ose nënçmues.

5.Ata mbajnë inat shumë kohë pas një ngjarjeje dhe nuk mund t’i falin gabimet e të tjerëve ose lëndimet që i kanë shkaktuar sipas perceptimit të tyre.

6.Në mënyrë konstante dyshojnë për besnikërinë e partnerit të tyre, pavarësisht se kanë mungesë faktesh ose provash për ta provuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH