Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Balla: Edhe përgjegjësi e policisë

               Publikuar në : 14:27 - 09/06/21 liberale

Numri dy i PS, Taulant Balla foli në Kuvend për ngjarjen tragjike të ndodhur në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Balla tha se vetëm pak orë para ngjarjes të rëndë Presidenti Meta bënte thirrje që të mpreheshin sfurqet e sëpatat për ditën e zgjedhjeve, duke shtuar se PD dhe Meta duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre si bashkëpunëtor dhe nxitës të dhunës.

Më tej, Balla drejton gishtin nga Policia e Shtetit, duke thënë se janë përgjegjës për mos parandalimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Objekti i punës së komisionit ishin deklaratat e tij para dhe gjatë fushatës dhe në fakt komisioni u ndal në një moment që ka të bëjë më qarkun që un kam nderin të përfaqësoj dhe një incident tragjik që ndodhi në Elbasan. Atë ditë Meta vetëm 3 orë para ngjarjes bënte thirrje ti mprehin sfurqet sëpatat ti kishin gati për të dielën. Pak orë më pas një organizatë kriminale ekzekutoi në qendër të Elbasanit një qytetar autokton të Elbasanit dhe që prej fat të keq ende PD nuk është distancuar nga ky akt kriminal që mban përgjegjësinë e tyre dhe të Metës në bashkëpunim, si nxitës të dhunës. Në këtë kontekst, shumë prej jush mund ta kalojnë shumë lehtë këtë çështje, unë jo. Ajo që ndodhi në Elbasan ishte edhe një përgjegjësi e policisë që nuk parandaloi një akt kriminal teksa ishte njoftuar se në makinat e loguar të PD udhëtonin persona të armatosur dhe për fat të keq policia duhet të ngrihet në përgjegjësinë dhe pritshmërinë e qytetarëve në këtë mandat tonë të tretin, sepse nuk është ende aty ku unë do kisha dëshirë ta shihja policinë e shtetit. Shpresoj që policia të bëj një ringritje më të fortë në përballje me krimin.

Për tu kthyer te sponsori i këtij akti dhune dua të them që është e panevojshme të ndalesha në një sërë argumentesh që më të drejtë anëtarët e komisionit i shprehën sot. E kemi marrë këtë vendim me bindjen e thellë se ne PS nuk kemi asnjë synim për të marrë pozicionin e Presidentit. E ka thënë edhe një herë tjetër që në 30 vite PS ka pasur vetëm një president republike i propozuar nga PS. Në 25 të tjera Presidenti ka qenë një përfaqësues ose i propozuar nga opozita, këtu përjashtoj zotin Mojsiu, i cili erdhi si një propozim nga opozita mendoj se mbetet presidenti më i mirë, përjashtuar zotin Mejdani“, tha Balla.

Tags:


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back