Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi skandaloze deklaratën e kryeministrit Edi Rama në intervistën për Financial Times, ku tha se “veriu i Kosovës është kthyer në tokë të askujt”.
Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare Berisha u shpreh se kjo është një deklaratë e turpshme dhe antishqiptare, ndërsa kërkoi debat urgjent.
“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë deklarata superskandalooze e Ramës se Kosova e Veriut është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare. Nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo. Po t'ju pyes unë ju; pse derdhi gjakun, fali jetën, Afrim Bunjaku, ku u vra ai?
U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rreggulli. Ku u zhvillua një betejë me grupet terroriste të nisura nga Vucic dhe të kryesuara nga Radojicic? Në tokën e zotërve të saj.
A mund një kryeministër të bëjë një deklaratë të tillë. Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklaratat e turpshme këtu përpara,. Dostoevsky thotë: Njeri që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homosapians. Ndaj zonja Nikolla, debati duhet të zhvendoset”, u shpreh Berisha.