Globi

Vdes në moshën 84-vjeçare ish-presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika

Shkruar nga Liberale
Vdes në moshën 84-vjeçare ish-presidenti i Algjerisë,

Ish-presidenti i Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë në moshën 84-vjeçare. Ai e udhëhoqi shtetin e Afrikës Veriore për gati dy dekada, por u tërhoq nga pushteti më 2019, pasi synimi i tij për ta marrë mandatin e pestë nxiti protesta masive.

Bouteflika kishte luajtur rol të rëndësishëm në luftën e Algjerisë për pavarësi në vitet e pesëdhjeta dhe të gjashtëdhjeta. Më 1999, kur Algjeria po dilte nga një luftë e tmerrshme civile, që la gati 200.000 viktima, Bouteflika u bë president me kërkesën e ushtrisë.

Që nga viti 2013, kur kishte pësuar sulm, ai shihej rrallë në publik dhe lëvizte përmes karrocës. Sulmi e kishte lënë me pasoja në të folur dhe në aftësinë për lëvizje.

Bouteflika shërbeu në postin e ministrit plot 16 vite dhe ishte anëtar aktiv i Kombeve të Bashkuara. Si president i Asamblesë së Përgjithshme më 1974, ai e kishte ftuar udhëheqësin palestinez, Yasser Arafat, që t’i drejtohet organit qeverisës të OKB-së. Veprimi i tij ishte i pashembullt dhe kishte bërë bujë të madhe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH