Globi

U zhduk gjatë një shëtitje, aktori i njohur gjendet i vdekur në male

Shkruar nga Liberale
U zhduk gjatë një shëtitje, aktori i njohur gjendet i vdekur

zhduk më 13 janar gjatë motit të keq në zonën Baldy Bowl të maleve San Gabriel. Kërkimet ajrore dhe tokësore u penguan pasi Kalifornia u godit nga stuhitë vdekjeprurëse.

Aktori britanik, Julian Sands, i cili u zhduk gjatë një shëtitje në janar të këtij viti, është konfirmuar i vdekur. Autoritet njoftuan gjetjen e eshtrave njerëzore në një mal në Kaliforni, ku pas ekspertizës u konfirmua se i përkisnin aktorit.

“Mënyra e vdekjes është ende nën hetim, në pritje të rezultateve të mëtejshme të analizave. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë vullnetarët që punuan pa u lodhur për të gjetur vendndodhjen e zotit Sands”, thanë autoritetet në një deklaratë.

I lindur në Otley, Yorkshire dhe i arsimuar në Kolegjin Lord Wandsworth në Hampshire, Sands e filloi karrierën e tij të aktrimit me role në filma të tillë si “The Killing Fields”.

Ky film e solli atë në vëmendjen e regjisorit James Ivory, i cili e vendosi atë, përkrahë aktorëve si Rupert Everett, në filmin “A Room With A View”, në vitin 1985, film i cili fitoi edhe Oskar.

Sands ka qenë i martuar më parë me Sarah Sands, ish-redaktore e programit “Today” të BBC Radio 4, me të cilën kishte edhe një djalë./ BBC

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH