Së fundmi në media u përfol për një largim të Sokol Ballës nga televizioni News 24. Shkak i thashethemeve u bë vonesa e shfaqjes në ekran e programit ‘Real Story’.
Në emisionin e tij të parë të sezonit Balla sqaroi se arsyeja e vonesës ishte ndërtimi i studios së re.
“Kjo studio është arsyeja e vetme që kam vonuar nisjen e këtij emisioni. Ndryshe nga çfarë thonë kalemxhinjtë. Në sfidën me të vërtetën kam besuar gjithmonë tek drejtësia”, tha Balla, duke hedhur poshtë thashethemet.