Politikë

Thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë masivisht, Luciano Boçi: Nuk qeveriset Elbasani me tallava

Shkruar nga Liberale
Thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë masivisht,

Luçiano Boçi, kandidati i koalicionit të Berishës dhe Metës për bashkinë e Elbasanit ka bërë një deklaratë në faqen e tij në  facebook, ku është shprehur i bindur se qytetarët e Elbasanit do të votojnë masivisht në zgjedhjet e 14 majit dhe do t’i besojë atij drejtimin e bashkisë.

Në deklaratën e tij ai është shprehur se ajo që i ka dalluar brezat përpara nesh dhe që i ka bërë njëkohësisht më të admirueshëm, është serioziteti. Sipas tij është e paimagjinueshme që dikush t’i qeveriste brezat e mëparshëm me tallava, duke ironizuar kështu kryeministrin dhe këngën e fushatës së Partisë Socialiste.

Më tutje ai ka shkruar se beson se guximi i dikujt për t’i trajtuar njerëzit si kafshë të zbutura në cirkun e politikës tallava  meriton vetëm një përgjigje: të votohet masivisht.

“Guximi i dikujt për të na trajtuar si mbeturina njerëzore, si krijesa të dehura, si qenie me identitet endacak meriton vetëm një përgjigje: Votën masive. Le t’i tregojmë atij që guxon - se ne jemi bijtë e atyre etërve seriozë, atyre burrave e grave të rralla që ishin e janë hijerëndë në fjalë e të drejtë në gjykim, të butë në shpirt, por të pathyeshëm në virtyt. Le t’u tregojmë atyre që nuk na njohin se ne vlejmë shumë më tepër sesa vota sot apo politika e ditës! Elbasani është i përjetshëm”, u shpreh Luçiano Boçi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH