Globi

Të shtëna në një spital në SHBA, vdes një person

Shkruar nga Liberale
Të shtëna në një spital në SHBA, vdes një person

Një burrë ka vdekur pasi u qëllua në një spital në veri të Little Rock, Arkansas, thanë zyrtarët e policisë të mërkurën.

Autoritetet kanë një person në paraburgim në lidhje me të shtënat, tha policia.

Policia u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën e Spitalit CHI St. Vincent North Hospital, kur incidenti ishte në zhvillim e sipër

Shefi i policisë së Sherwood-it, Jeff Hagar tha se policia gjeti një person të vdekur në spital, i cili ishte në mbyllje pasi autoritetet iu përgjigjën raportimeve për të shtëna.

Hagar nuk e bëri të ditur emrin e viktimës, as emrin e të arrestuarit. Policia nuk tha nëse i vdekuri ishte pacient, punonjës apo vizitor.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH