18 persona kanë humbur jetën dhe 13 janë shpallur në kërkim si pasojë e tajfunit “Hagibis” në Japoni, njofton BBC.
Cikloni më shkatërrimtar i dekadave të fundit goditi të shtunën kryeqytetin japonez me erëra deri 20 kilometra në orë, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Rreth 6 milionë persona në ishullin e Honshusë janë këshilluar të evakuojnë banesat, ndërsa në Tokio dhe pjesët më të mëdha qendrore dhe lindore të vendit, ka nisur rikuperimi dhe vlerësimi i dëmeve. /Gazeta Liberale