Shkencëtarët kanë zbuluar se luleshtrydhet mund të mbrojnë kundër kancerit agresiv të gjirit.
Ata kryen një eksperiment tek minjtë dhe rezultoi se vetëm 15 luleshtrydhe në ditë parandalojnë përhapjen e kancerit të gjirit.
Shkencëtarët përdoren ekstrakte nga luleshtrydhet për të ushqyer minjtë femra që kishin tumore të kancerit në gji, si dhe qeliza kancerogjene të rritura në laborator.
Në total, luleshtrydhet përbënin 15% të dietës së minjve. Pas 5 javësh, tek minjtë nuk u shfaq asnjë shenjë e përhapjes së kancerit, madje tek disa prej tyre tumoret kishin filluar të tkurreshin.
"Ne pamë një reduktim të ndjeshëm në peshën dhe vëllimin e tumorit", thotë dr. Maurizio Battino, nga Universiteti Politeknik Marche në Itali.
Megjithatë, studiuesit theksuan se nuk do të thotë se të njëjtat efekte do të shihen edhe te njerëzit.
Studimet e mëparshme kanë treguar se 10 deri në 15 luleshtrydhe në ditë, mund t'i bëjë arteriet më të shëndetshme, duke ulur nivelet e kolesterolit në gjak. /Përshtatur nga Mail Online për Liberale.al