Showbiz

Sipërmarrësja: Meshkujt shqiptarë e mohojnë tradhtinë, ne femrave na fyhet inteligjenca

Shkruar nga Liberale
Sipërmarrësja: Meshkujt shqiptarë e mohojnë tradhtinë,

Sipërmarrësja Arba Gramo, i cila bëri bujë në media për deklaratat e saj mbi martesën dhe divorcin, ka folur sot sërish për tradhtinë.

Ajo shprehet se meshkujt e mohojnë tradhtinë, pasi duan të ruajnë fasadën e bukur familjare.

“Tradhtia nuk është vetëm fizike. Meshkujt kanë fasadën e bukur familjare, ata e mohojnë tradhtinë. Kurse ne femrave na fyhet inteligjenca dhe këtë nuk e durojmë dot. Dhe këtë duam që ta vërtetojmë”- deklaroi Gramo.

Sipërmarrësja farmaceutike ishte e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku bëri dhe komentet mbi tradhtinë.

Më herët farmacistja dhe sipërmarrësja, Arba Gramo, ishte shprehur hapur se vetëm gratë paragjykohen në rastet e martesave të dështuara ndërsa meshkujt kanë jo vetëm mundësinë më të madhe por madje marrin edhe çmime nga shoqëria nëse mbajnë edhe martesën, edhe kanë një rresht dashnorësh.

E pyetur nëse është më mirë që një grua e divorcuar të gjejë të ngjashmin e saj pra një burrë të divorcuar, Arba u shpreh se nëse ndodh një divorc, thjesht ndodh.

“Unë kam qenë dhe e treta në një marrëdhënie, kam qenë dhe e para, dhe kam pas të tretë etj., pra i kam provuar të gjitha këto pozicione. Për mua divorci nuk ndodh asnjëherë prej personit të tretë, që hyn në mes të një gjëje të konsoliduar”- rrëfeu Gramo mbi temën e emancipimit të gruas në shoqërinë shqiptare pas divorcit.

/Liberale.al/

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH