Në Mars të këtij viti, aktorja e humorit, Delinda Disha njoftoi se kishte humbur dy binjakët që po priste.
Ndërkohë që, së fundmi aktorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit të cilët e pyesin, “si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”
“Nuk e kam kaluar mirë fare, vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”, i është përgjigjur aktorja.