Sociale

SHIFRAT ZYRTARE/ Kjo është grupmosha që shkakton më tepër aksidente në vendin tonë

Shkruar nga Liberale

SHIFRAT ZYRTARE/ Kjo është grupmosha që shkakton më

Në muajin Nëntor 2024 numërohen 147 aksidente rrugore, nga të cilët 188 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).  (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi). Gjatë periudhës Janar- Nëntor 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,8 për 100 aksidente, nga 15,7 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.  

SHIFRAT ZYRTARE/ Kjo është grupmosha që shkakton më

Aksidentet rrugore, në 90,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.   Në muajin Nëntor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë me 18,4 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë, me 10,2 %.

SHIFRAT ZYRTARE/ Kjo është grupmosha që shkakton më

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 17:00-19:00, duke zënë 25,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

SHIFRAT ZYRTARE/ Kjo është grupmosha që shkakton më

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH