Sociale

SHIFRA E DITËS: 533.711 nxënës dhe studentë ka Shqipëria sot, 3,7 % më pak se viti i kaluar

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: 533.711 nxënës dhe studentë ka
Siç edhe ka ndodhur gjatë viteve të fundit, ka vijuar rënia e ndjeshme edhe për këtë vit e numrit të nxënësve dhe studentëve në të gjitha ciklet dhe shkollat e vendit tonë. Ndër faktorët kryesorë të rënies së nxënësve dbe studentëve përmendet rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga INSTAT, Instituti i Statistikave, në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin zyrtar 533.711 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,7 %, krahasuar me vitin shkollor 2022-23.

Sipas niveleve arsimore, struktura e pjesëmarrjes në arsimin zyrtar është pothuajse e njëjtë, gjatë tre viteve të fundit shkollor/akademik.

SHIFRA E DITËS: 533.711 nxënës dhe studentë ka


Në vitin shkollor 2023-24, u regjistruan në arsimin parauniversitar (deri të mesëm të lartë) 416.538 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 3,8 %, krahasuar me vitin shkollor 2022-23.

Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 66.711 fëmijë, 4,4 % më pak, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 258.072 nxënës, 54,7 % në arsimin fillor dhe 45,3 % në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2022-23, marrin pjesë në arsimin 9-vjeçar 3,4 % më pak nxënës.

Në vitin shkollor 2023-24, 88,7 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 11,3 % në institucionet e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat përbëjnë 47,9 % të totalit.

Në vitin shkollor 2023-24, u regjistruan në arsimin e mesëm të lartë 91.755 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në vitin 2023-24, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,1 %. Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit.

Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (85,0 %).

SHIFRA E DITËS: 533.711 nxënës dhe studentë ka
Në vitin shkollor 2023-24, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.109, ndër të cilët 78,0 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 15,1 dhe në atë privat është 15,2. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në arsimin publik është 7,9 dhe në atë privat 8,0.

Numri i mësuesve në arsimin e mesëm të lartë është 8.307 prej të cilëve 69,6 % janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm të lartë është 11,5 në arsimin publik dhe 9,1 në atë privat.

SHIFRA E DITËS: 533.711 nxënës dhe studentë ka
Në arsimin pas të mesmes, jo të lartë, në vitin shkollor 2023-24 u regjistruan 179 nxënës. Femrat përbëjnë 39,7 % ndërsa meshkujt 60,3 %. 71,5 % e tyre ndjekin kualifikimin “Ndërmjetësim i Pasurive të Paluajtshme”, 17,9 % “Teknologji Automatizimi” dhe 10,6 % “Dizajn dhe Modë”.

SHIFRA E DITËS: 533.711 nxënës dhe studentë ka
Në vitin akademik 2023-24, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 116.994 studentë, duke shënuar një ulje prej 3,6 % krahasuar me 2022-23. 

Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 72,3 % të numrit total të studentëve. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2023-24, marrin pjesë 68.305 studente femra, ose 58,4 % e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë.
Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 67.283 studentë duke shënuar një ulje prej 5,5 % krahasuar me 2022-23.

SHIFRA E DITËS: 533.711 nxënës dhe studentë ka

Në vitin akademik 2023-24, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve. Fusha të tjera më të preferuara janë: “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me përkatësisht 20.9% dhe 19.7% të numrit gjithsej të studentëve të regjistruar. Fusha “Shëndet dhe mirëqenie” është njëkohësisht edhe fusha me rritjen më të madhe të studentëve të regjistruar krahasimisht me vitin e kaluar (8,8 %).

SHIFRA E DITËS: 533.711 nxënës dhe studentë ka

SHIFRA E DITËS: 533.711 nxënës dhe studentë ka

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH