Sociale

"Nata e jona", protestë në 8 Mars, aktivistët marshojnë në rrugët e Tiranës kundër dhunës

Shkruar nga Liberale

"Nata e jona", protestë në 8 Mars, aktivistët

Aktivistët e shoqërisë civile kanë organizuar një marshim protestë këtë 8-Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Tubimi është caktuar në orët e natës, kjo si simbol që grave të mos u cënohet liria për të lëvizur, dhe po ashtu të mposhtet mentaliteti patriarkal.

Protesta nisi në orën 18:00 tek sheshi i “Lirisë”, në qytet Studenti, duke ndjekur itinerarin e publikuar, nga vendi ku nis grumbullimi, drejt Liceut Artistik, duke përshkuar më pas rrugën nga Kryeministria, tek Bashkia Tiranë dhe sheshi “Skëndërbej”.

Është zbuluar dhe himni i protestës, e cila do të jetë kënga “Nata është e jona”, që përfaqëson kështu edhe moton e këtij tubimi. 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH