Sociale

Hyn në fuqi “RECETA e unifikuar”, Urdhri i Mjekut: Parandalon “lidhjet” mjek-farmacist

Shkruar nga Liberale

Hyn në fuqi “RECETA e unifikuar”,  Urdhri i Mjekut: Parandalon

Receta e re mjekësore që ka vetëm4 ditë nga hyrja në fuqi, ka detyruar mjekët që të shkruajnë edhe emrin gjenerik të ilaçit për të shmangur kështu abuzimet e mundshme nga ana e farmacistëve. Kjo risi sipas Presidentit të Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepçe parandalon influencat që mjekët mund të kenë nga kompani të caktuara farmaceutike ne ekzekutimin e recetave.

Mos harrojmë se nga koha e Covid është vënë re një lëshim recetash nga firmat farmaceutike, blloqet e recetave me emrat tregtar të ilaçeve, gjë që lind përshtypjen ose e një dyshimi të arsyeshëm për bashkëpunimin mjek-farmacist. Miratimi i këtij formati e shmang këtë lloj dyshimi dhe e vë në shinat më të rregullta lëshimin e medikamenteve drejt farmacive dhe ekzekutimin e ilaçeve”, deklaroi Trepçe.

Të pyetur, jashtë kameras, farmacistët pohojnë se emri tregtar i barit vijon të përshkruhet nga mjekët duke u vendosur në kllapa për t’i orientuar ata, por gjithsesi farmacistët nuk janë të detyruar t’i respektojnë zgjedhjet e tyre.

Farmacistët do penalizohen nëse do kapen në shkelje të këtij urdhri dhe këtij formati”, tha ai.

Receta e re ka lehtësuar shumë daljet e të sëmurëve kronikë të cilëve tanimë procedura u thjeshtohet

Mjeku në këtë lloj recete ka të drejtë që një i sëmurë kronik të marrë mjekimin deri në 6 muaj pa u paraqitur te mjeku”, shtoi Trepçe.

Farmacistët kanë edhe të drejtën e ekzekutimit të pjesshëm të recetës. Në rastet kur nuk i disponon të gjitha barnat e shkruara farmacisti do të duhet të shënojë ilaçet që i ka dhënë pacientëve, sasinë e marrë dhe datën duke e firmosur edhe vulosur.

Me dokumentin e ri pacienti mund të marrë ilaçin e munguar në një farmaci tjetër, por tashmë e ka nisur kurën pa vonesa. Farmacia duhet të mbajë një kopje të kësaj recete. Asnjë bar i cili është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Barnave nuk mund të jepet pa recetë nga farmacistët.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH