Sociale

HISTORI NJERËZORE/ “Këtu është e ardhmja” - Pas 20 viteve në Gjermani, mjeku shqiptar kthehet për të punuar në vendlindje

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE/ “Këtu është e ardhmja” - Pas

Në një kohë kur shumë mjekë, kryesisht të rinj, kërkojnë të ikin në vendet e Bashkimit Europian për të ushtruar profesionin e tyre, Erind Shurdi nga Divjaka, mjek, vendosi të braktisë Gjermaninë dhe të kthehet në vendlindje.

Studimet e larta ai i mbaroi në Itali, aty ku edhe nisi punën si mjek, për t’u zhvendosur në Gjermani për një mundësi më të mirë punësimi. Por 20 vjet në emigrim ai i la pas shpine për t’u kthyer në vendlindje.

Si çdo rikthim ishte i vështirë, shprehet mjeku, teksa tregon se iu desh një periudhë trevjeçare për procedurat e konvertimit të diplomës me qëllim që të kishte mundësi të sillte në vendin e tij eksperiencën dhe profesionalizmin e përfituar në Itali dhe Gjermani.

Ngrohtësisë dhe afrimitetin që ka gjetur në vendlindje, Erind Shurdi thotë se nuk mund ta zëvendësojë me asgjë tjetër.

Erindi ka një mesazh për të gjithë studentët e rinj që duan të braktisin vendin, por edhe për të gjithë kolegët mjekë që ushtrojnë profesionin jashtë Shqipërisë. Ai thotë që ta shohin të ardhmen në vendin e tyre.

Erind Shurdi u promovua edhe nga numri i dy i qeverisë, Belinda Balluku, historia e të cilët u bë publike pak ditë më parë.

Sipas Censit 2023, popullsia e vendi u tkurr me 400 mijë banorë. Rreth 3 mijë mjekë shqiptarë janë larguar gjatë dekadës së fundit, për të punuar në Gjermani.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH