Sociale

Çfarë është teoria 9 minutëshe e TikTok-ut?

Shkruar nga Liberale

Çfarë është teoria 9 minutëshe e TikTok-ut?

Sara Martinez është një nënë e re që vendosi të ndajë përvojën e saj të prindërit përmes një videoje në TikTok që dukshëm ka marrë vëmendjen e mijëra njerëzve në të gjithë botën. Si të gjithë prindërit, me pasiguritë dhe frikërat, me siguri që pas videos që ka marrë miratimin e shumë prindërve, teoria e nëntë minutave kur të vegjëlit kanë më shumë nevojë për prindërit ka mbështetjen virtuale.

Neuroshkencëtari Jaak Panksepp, i cili vlerësohet gjerësisht për teorinë që fokusohet në tre momente kyçe të ditës për të ndihmuar një fëmijë të ndihet më i/e lumtur dhe më i/e sigurt. Këto momente janë:

- Tre minutat e para pasi zgjohen

- Tre minuta pasi kthehen nga shkolla

- Tre minutat e fundit të ditës para se të shkojnë në shtrat

Kur Martinez shkonte në punë, ajo ndihej fajtore për dërgimin në çerdhe të vajzës 19-muajshe, Millie June. Ndjenja e pamjaftueshmërisë e përndiqte deri sa vendosi që të ndajë me të gjithë nënat e reja dhe prindërit, teorinë e saj të nëntë minutave.

"E gjithë kjo ka të bëjë më kohën e saktë dhe mbi të gjitha me krijimin e ndërveprimeve kuptimplote dhe të përqendruara që i bëjnë fëmijët tanë të ndihen të vlerësuar dhe të dashur," shpjegon Martinez.

Teoria 9-minutëshe është në thelb një kod që përfaqëson lidhjen e vërtetë me fëmijën tuaj. "Marrëdhëniet nuk ndërtohen vetëm me sasinë e kohës që kaloni me një person, por se sa të përfshirë dhe të pranishëm jeni sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët,” thotë Tovah Klein, drejtoreshë e Qendrës për Zhvillim dhe Rritje të Fëmijëve në New York.  

Në fund të fundit, është cilësia mbi sasinë që duhet të synoni në këto nëntë minuta.

Ajo që e bën një fëmijë të ndihet i/e sigurt është të dijë se ju jeni aty në momentet që ata kanë më shumë nevojë për ty.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH