Sociale

Ekspertët: Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës?

Shkruar nga Liberale

Ekspertët: Ja sa herë në javë duhet të lani flokët

Ekspertët thonë se floku dhe nevojat e tij bazohen tek organizmi unik i secilit individ dhe se kriteret për larjen e flokut duhen bazuar në tre faktorë.

Djersitja

Nëse jeni person që djersini shumë, atëherë duhet t’i lani flokët më shpesh por deri në dy herë në javë. Nëse e shihni të nevojshme t’i lani më shpesh sigurohuni që të përdorni zbutës. Skalpi i kokës duhet të jetë i pastër dhe pa baktere por të ruajë vajrat natyralë që ai përmban.

Shampon ju mund ta aplikoni vetëm tek pjesa e rrënjëve ndërsa zbutësin në të gjithë gjatësinë e tij përveç rrënjëve.

Volumi i flokut

Volumi i flokut është gjithashtu një kriter që duhet zbatuar në mëdyshjen mbi larjen e flokut në këtë periudhë të vitit. Nëse keni flokë të dendur dhe djersini shumë, atëherë duhet të lani flokun një herë në dy ditë me një shampo të lehtë.

Flokët e lyer me bojë duhen mbrojtur me vajin e arrës së kokosit përpara ekspozimit në diell dhe për tu mbrojtur nga uji i detit.

Flokët e hollë

Flokët e hollë duhen larë një herë në dy ditë dhe nëse jeni buzë detit ose pishinave të shpëlaheni menjëherë pas notit. Nëse keni skalp të thatë atëherë mund të përdorni shampo të thatë dhe një shpëlarje të thjeshtë me ujë pa pasur nevojë për një shampo të zakonshme. Flokët e lyer e të verdhë ose të kuqe kanë nevojë për trajtime të rregullta gjatë verës për tu dhënë flokëve lagështinë e munguar.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH