Politikë

“Shqipëria ka qenë protagoniste e rëndësishme për..."/ Spiropali: Kemi një vend që prodhon sot kohezion, siguri e paqe

Shkruar nga Liberale

“Shqipëria ka qenë protagoniste e rëndësishme

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përgjatë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Nismës për Evropën Qendrore që u zhvillua sot në Parlament, është shprehur se Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur për sa i përket anëtarësimit të saj në BE.

Spiropali tha se vendi ynë ka qenë protagoniste e rëndësishme për sigurinë dhe paqen në kontinetin evropian, teksa përmendi luftën lundër terrorizmit si dhe kundërshtimin e agrasionit rus në Ukrainë.

“Vitet e fundit Shqipëria ka qenë protagoniste e rëndësishme e kontribute për siguri e paqe. Presidenca e OSBE dhe anëtarësia në Këshillin e Sigurimit, kanë dëshmuar lidershipin e vendit tonë për mbrojtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë, luftën kundër terrorizmit, kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë, vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe rajonet e trazuara të botës.”, tha ajo.

Elisa Spiropali: Vitet e fundit Shqipëria ka qenë protagoniste e rëndësishme e kontribute për siguri e paqe. Presidenca e OSBE dhe anëtarësia në Këshillin e Sigurimit, kanë dëshmuar lidershipin e vendit tonë për mbrojtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë, luftën kundër terrorizmit, kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë, vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe rajonet e trazuara të botës.

Me zhvillimet e saj të brendshme, rritjen ekonomike, kontributin në zhvillimet e integrimet rajonale, partneritetin si anëtare e denjë e NATO-s, arritjes drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria është bërë sot një vend që prodhon sot kohezion, siguri e paqe, e miqësi mes kombeve e popujve.

Në çështjen e integrimit në BE, Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH