Nga Ermal Peçi
Staniacioni i pafundëm shqiptar ka prodhuar efekte apo transformime të shumta sociale, kalimi nga komunizmi në një formë të demokracisë hibride ka prodhuar një sërë pasojash tek shoqëria shqiptare.
Mos ngritja e institucioneve, mungesa e besimit, mungesa e drejtësisë, parcelizimi i pushtetit ka krijuar një çoroditje sociale dhe një mos kuptim i asaj se çfarë është demokracia dhe ligji për pjesën më të madhe të shoqerisë.
Në dy dimesione të ndryshme, nga dy fusha të ndryshme, sot janë dy personazhe, të cilët kërkojnë liri, një është Sali Berisha dhe i dyti është këngëtari Rigels Rajku me emrin e artit Noizy.
Në fakt të dy kanë histori të ndryshme, por fabula është e njëjtë, para se të flasë drejtësia, të dy kërkojnë liri.
Berisha e kërkoi vetë arrestin në shtëpi duke thyer 3 herë masën për detyrim paraqitje nga GJKKO.
Janari e në vazhdim poshtë ballkonit të tij mblidhen nostalgjikët mbi 60 vjeç e sipër dhe borxhllinjtë që e kanë karrierrën politike ose pasurinë e krijuar vetëm falë tij. Mblidhen çdo ditë për të vazhduar teatrin që i nevojitet duke sulmuar Sorosin, duke sulmuar SHBA, duke folur për çdo gjë tjetër vetëm për marrëveshjet që ai bën me Ramën nuk flet.
Një sherr i zhvilluar në Pejë në një diskotekë ku ka ngelur i dhunuar Med Iseni ai ka drejtuar gishtin nga Noizy edhe grupi i tij. Një kallzim penal, i cili i ka ndaluar Noizyt veprimtarinë e tij muzikore, ka sjellë dhe një reagim të fansave, por dhe të këngëtarëve që ai ka bashkëpunuar.
Nuk ka ngelur bashkëpunëtor muzike I cili në koncertin e tij apo në rrjetet sociale nuk ka publikuar free Noizy apo ta ketë thërritur me zërin e vet.
Tashmë i gjendur pas hekurave edhe i arrestuar nga policia shqiptare, ministrja e Drejtësisë së Kosovës ka firmosur urdhër për ekstradimin e Noizyt drejt Kosovës e kjo ka sjellë shqetësimin dhe reagimin e fansave të tij. Sot është paralajmëruar një protestë para Ministrisë së Drejtësisë, e cila në thelb do të ketë lirimin e Noizyt, por që ka sjellë edhe reagim tek pjesa tjetër e shoqërisë. Ky reagim I shoqeridë bërë që stafi manaxherial i Noizyt të bëj një deklaratë publike, ku ka saktësuar që nuk do të ketë asnjë protestë por që do ndiqet çdo gjë në rrugë ligjore edhe kjo është për tu vlerësuar si veprim. Pavarësisht çdo gjëje se kush e ka fajin, sa përgjegjësi ka secili, sa të përfshirë janë secili prej nesh duhet të kuptojë që duhet të respektojmë institucionet. Duhet të dëgjojmë drejtësinë sepse në vendet e zhvilluara atje ku ne duam të shkojmë dhe nga inspirohemi, kur flet drejtësia ne të tjerët heshtim. Prandaj të vetmen gjë që duhet të protestojnë sot shqiptarët lidhet vetëm me kërkesën për të pasur një vend që të ketë drejtësi të fortë, të pa komprometuar dhe një drejtësi, e cila të ngjallë besim se në këtë vend askush nuk është mbi ligjin.