Politikë

"Mirupafshim Shqipëri", zyrtari i SHBA David Wisner largohet nga Tirana: Faleminderit për kujtimet e bujarinë e treguar!

Shkruar nga Liberale

"Mirupafshim Shqipëri", zyrtari i SHBA David Wisner largohet nga

I ngarkuari me punë të jashtme i SHBA-së në Shqipëri, David Wisner do të largohet pas përfundimit të misionit diplomatik në Tiranë. 

Dipllomati amerikan do të zëvendësohet nga Nancy VanHorn.

Përmes një video të shpërndarë nga faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane, Wisner falenderon të gjithë shqiptarët për bujarinë dhe mikëpritjen që i është bërë atij dhe familjes së tij.

Wisner ka ndarë disa nga momentet më të veçanta që ka kaluar në Shqipëri, duke shprehur vlerësime për vitin që kaloi duke shërbyer në Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe duke u lidhur me popullin shqiptar.

Në videomesazhin e tij ai ndau kujtimet më të bukura, sfidat me të cilat u përball dhe këshillat e tij për pasuesen e tij, Nancy VanHorn.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH