Politikë

Mes Bashës dhe Berishës, Apeli vendos sot fatin e vulës së PD-së

Shkruar nga Liberale

Mes Bashës dhe Berishës, Apeli vendos sot fatin e vulës së

Gjykata e Apelit do të vendosë këtë të martë në orën 10:00 për çështjen e vulës së Partisë Demokratike.

Gjyqtaret Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro do të përcaktojnë nëse kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Sali Berisha apo Lulzim Basha, pra se kujt prej tyre do i takojë vula e partisë.

Prej dy vite e gjysmë vijon beteja për vulën e Partisë Demokratike mes demokratëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, me shpresën për një vendim final që do të zgjidhë njëherë e mirë fatin ligjor të partisë më të madhe opozitare në vend.

Beteja mes dy grupeve të demokratëve përgjatë këtyre dy viteve e gjysmë përçarje nuk ka qenë vetëm ligjore. 8 janari i 2022 kulmoi në përplasje fizike mes Rithemelimit e PD zyrtare, ku vetëm ndërhyrja e policisë shmangu pasojat që mund të ishin të rënda.

Në seancën e 27 Dhjetorit të vitit të kaluar, Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit të vendosë përfundimisht për këtë çështje. Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë u shpreh se Apeli nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk kishte kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe kishte interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH