Një ditë më parë Policia e Tiranës ka referuar materialet në SPAK, në ngarkim të deputetëve të PD, të cilët u përfshinë në dhunën në kuvend në seancën e së hënës.
Përpos procedimit, Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur grup pune për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, ndërsa theksoi se paratë pë dëmin e shkaktuar do t’u mbahen deputetëve të përfshirë nga pagat e tyre.
Ndërkohë burime nga Kuvendi bëjnë me dije se fatura e dëmit nuk është vetëm kostoja e karrigeve të dëmtuara, por në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, tapete, foltore dhe ekrane. Vetëm kostoja e një pajisjeje votimi është mbi 2 mijë euro.
Grupi i Punës në Kuvend do ta mbarojë evidencën brenda datës 8 Tetor.
Sipas verifikimeve, deputetët që mund të paguajnë më shumë janë: Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, që kishte shishen e benzinës.
Mësohet se kostoja do të ndahet vetëm mes deputetëve që kanë pasur veprime aktive shkatërruese. Ndërsa deputetët që vetëm kanë zhvendosur karrige jashtë, por pa i thyer/djegur ato, nuk do të penalizohen.