Politikë

Fleta e votimit për zgjedhjet e 11 majit në të gjitha qarqet e Shqipërisë!

Shkruar nga Liberale
Fleta e votimit për zgjedhjet e 11 majit në të gjitha qarqet e

Fleta e votimit, në krye të saj ka logon e partisë kryesore në koalicione, më pas emrin e kreut të koalicionit, si dhe të gjitha partive që përbëjnë koalicionin.

Më pas janë të renditur të gjitha kandidatët e listës së hapur.

Për të votuar, qytetarët do të kenë tre mundësi. Mundësia e parë është që të vendoset një X te koalicioni dhe kandidati pjesë e koalicionit.

Mundësia e dytë, të votohet vetëm kandidati dhe në këtë mënyrë vota shkon automatikisht edhe për koalicionin dhe e treta të votohet vetëm koalicioni. Në këtë rast digjet vota për kandidatët e listës së hapur.

Në rast se dikush do të votojë një koalicion dhe do të zgjidhte një kandidat jashtë këtij koalicioni, vota do të jetë e pavlefshme.

Ky model i fletës së votimit pritet të miratohet në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtë të martë në orën 16:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH