Politikë

Data e zgjedhjeve 2025, Basha: Rëndësi ka standardi, duhet të dëgjojmë Kushtetuesen për listat

Shkruar nga Liberale

Data e zgjedhjeve 2025, Basha: Rëndësi ka standardi, duhet të

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha nuk ka propozuar një datë konkrete për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare 2025.

Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, Basha tha se nuk ka rëndësi data, por standardi me të cilën zhvillohen zgjedhjet.

“Kodi ia kufizon mjaftueshëm presidentit, ngjarjet po kështu, data është atribut i presidentit. Standardet dhe procesi janë shqetësimi ynë. Për ne ka rëndësi që qytetarëve t’iu jepet mundësia ti zgjedhin vetë deputetët dhe  jo tua parazgjedhin në dhomat korruptive të vendimmarrjeve të lojtarëve të vjetër të politikës.

Kam kërkuar nga presidenti që të bëhet gjithçka për të ushtruar preson ndaj atyre që duan dhe zgjedhjet e ardhshme t’i marrin peng për veten e tyre në mënyrë që Kushtetuesja të jetë në gjendje të rivendosë lirinë e qytetarëve të zgjedhin deputetët përmes listave të hapura apo votës preferenciale.

Gjykata ka caktuar datën 26 nëntor të dëgjojë ankesat tona, seanca është shtyrë me kërkesën e palëve të tjera që bashkuan votat për të mbyllur listat, për datën 4 dhjetor. Po aq e rëndësishme është që vota e diasporës të bëhet efektive, ka një zgjidhje të kërkuar prej kohësh nga unë, votimi elektronik për shqiptarët kudo që jetojnë, për të reduktuar kalvarin e gjatë të manipulimeve para dhe gjatë ditës së votimit dhe proceseve të stërzgjatura dhe të kontestuara të numërimit.

Problemi kryesor i standardeve të zgjedhjeve shqiptare është politik, jo teknik. Është problemi i një shteti privat të kthyer në një ushtri patronazhistësh me apo pahir në funksion të një qeverisje të korruptuar që paratë e taksave të larta të shqiptarëve i përdor për të blerë dhe manipuluar me çmim të ulët votën e shqiptarëve”, tha Basha

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH